8 shtator 2015 – Folësi i lajmeve në News 24 Bledian Koka ka dalë me një propozim origjinal dje, duke i bërë thirrje të veçantë Prokurorisë, që të arrestojnë Koço Kokëdhimën e në vend të tij të lirojnë Armando Prengën.

Në kërkesën ironike të gazetarit, vërehet konsiderata aspak e mirë që ka për deputetin Kokëdhima. Bledian Koka u “qan” hallin kolegëve të tij të gazetës në pronësi të deputetit socialist, sipas të cilit ata kanë 4 muaj pa marrë rrogat.

Nuk është i panjohur fakti që punonjësit e Kokëdhimës kanë vazhdimisht probleme me pagesat, por gazetari syfortë merr guximin dhe i drejtohet publikisht Koços me fjalët “delirant, shfrytëzuesi më katil, njeriu më informal dhe një prej borxhlinjve më të mëdhenj të restoranteve”.

Kërkesën plot thumba të gazetarit, e kanë aprovuar shumë prej ndjekësve të faqes, e madje ndajnë të njëjtin mendim me të.

Ja çfarë shkruan konkretisht Bledian Koka në Fb:

Thirrje serioze Prokurorise!…

Aman na ktheni Armando Prengen e merrni kete delirantin ne foto!…Me cfare akuze?!…E para se ka 4 muaj qe nuk paguan gazetaret e vet te Shekulli dhe i ka marre ne qafe se ate rroge kane, me pas si shfrytezuesin me katil te cdo punonjesi qe ka punuar ne kompanite e tij, si njeriu me informal qe nuk u ka paguar as edhe nje dite sigurime punonjesve te tij, si nje nga borxhlinjte me te medhenj te restoranteve e me kedo qe padashje apo me dashje i eshte dashur te bashkepunoje me te!…

p.s…largojeni sepse Armando Prenga tentoi te marre nje lagune e ndersa ky batakçi, ish-sekretar i rinise komuniste i ka ngulur kthetrat ne cdo cep te jugut!…Aman merreni..

/portali DurresLajm/