7 shtator 2015 –  Njerëzit i duam jo për atë që mund të bëjnë për ne, por për atë që ne mund të bëjmë për ta, kjo është motoja e vajzave vullnetare të Kryqit të Kuq Durrës, që duan të gëzojnë njerëzit në skajet e moshave: fëmijët dhe të moshuarit.

Ka një përkim domethënës: teksa në Tiranë, të dielën, më 6 shtator 2015, ka nisur veprimtaria ndërkombëtare 3-ditore “Lutja e Paqes” me pjesëmarrjen e 4000 besimtarëve nga e gjithë bota, këto të reja durrsake japin mesazhin: Për çfarë jetojmë ne, nëse jo, për ta bërë botën më pak të vështirë për njëri-tjetrin?

Ato thonë se kanë kaluar bukur një orë midis engjëjve, plot mirësi dhe dashuri. Një ditë ndryshe nga të tjerat plot lojëra, por edhe informim për higjienën personale me fëmijët.

Dhe me po atë preokupim për vogëlushët, ato organizojnë festim ditëlindjeje me të moshuar të vetmuar për ta bërë një ditë më të veçante se të tjerat.

/th. m. portali DurresLajm/