3 shtator 2015 – Për të shpëtuar nga burgu pasi u kap në gjendje të dehur duke ngarë makinën dhe kishte me vete dhe një sasi droge, një vajzë e re nga Florida u ofroi seks punonjësve të policisë.
Arielle Engert, 24 vjeçe i kërkoi policëve që ta linin të lirë dhe në këmbim do t’i bënte seks oral dhe gjithashtu do të performonte akte të tjera seksuale, raporton The Smoking Gun.
Por policët janë treguar të ndershëm dhe nuk kanë pranuar. Ata e kontrolluan vajzën dhe i gjetën një pako me kokainë të fshehur në sytjena, e më pas i vunë prangat. 24-vjeçarja u la e lirë pasi pagoi 5150 dollarë.
/S.L. portali DurresLajm/