2shtator 2015 – Fëmijët nuk mund të gjykohen për bukuri apo shëmti, ama në Kinë, një baba e ka bërë këtë, kur djali i tretë lindi shumë i shëmtuar. Ai ka kërkuar divorcin nga e shoqja si dhe dëmshpërblim prej 120 mijë dollarësh, duke dyshuar se ajo e kishte tradhtuar.

Por, në sallën e gjyqit, gruaja ka treguar të vërtetën: se nuk e kishte tradhtuar të shoqin, por në fakt para martese ajo kishte bërë operacion plastik për t’u zbukuruar. Sipas saj, iu desh të paguajë 100 mijë dollarë për të hequr shëmtinë dhe për të gjetur burrin, i cili pa dashje zbuloi të vërtetën.

/portaliDurrësLajm/