31 gusht 2015 – Ka përfunduar ndërtimi i gardhit me tela me gjemba në Hungari përgjatë kufirit prej 175 kilometrash me Serbinë, që synon ndaljen e depërtimit të emigrantëve.
Ky gardh me lartësi 4 metra është ndërtuar nga ushtria e Hungarisë, për të ndalur fluksin e emigrantëve të ardhur nga Lindja e Mesme, numri i të cilëve këtë vit është rritur shumë.
Por, ky vendim i qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, është vlerësuar si kontradiktor. Hungaria është anëtare e Bashkimit Europian dhe e zonës së lirë të udhëtimit pa viza Shengen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/