29 gusht 2015 – Pas tragjedisë së ndodhur pak ditë më parë në Austri, ku u zbulua një kamion frigoriferik brenda të cilit ndodheshin 71 viktima, një tjetër kamion është ndaluar në veri-perëndim të Austrisë.
Gjatë kontrollit të një kamioni në rajonin Braunau, u gjetën 26 refugjatë në gjendje të rënduar shëndetësore, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, 3 prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Refugjatët janë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas rumun, i cili u mundua t’i shpëtojë kontrollit policor.
Refugjatët nga vendet në konflikt, kryesisht Siria, janë kthyer në fenomenin që ka vënë para përgjegjësisë autoritetet ndërkombëtare, që po dështojnë në përballimin e fluksit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/