22 gusht 2015 –  Me pak ndihmë nga vullnetarë japonezë, më shumë se 80 të huaj nga vende të ndryshme të botës si SHBA, Rusia, Malajzia, etj. veshin  kimono  verore të quajtur “yukata” për një shëtitje rreth Tokios së vjetër. Surpriza është se edhe dy femra shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e shtypit japonez në gusht 2015.

Në foton majtas: Reko Dida nga Korça (në mes) po kërcen vallen tradicionale japoneze “bon odori” së bashku me vendasit në një festival në rrugët e Tokios. Gjatë sezonit “bon” në verë (korrik-gusht), kur budistët japoneze nderojnë shpirtrat e paraardhësve të tyre, në të gjithë Japoninë zhvillohen një numër festivalesh në rrugë.

Në foton djathtas: Jonida Koli nga Tirana fotografon një pjesëmarrëse në kroçierë në lumin Sumida në Tokio. Lumi 25 kilometra i gjatë kalon nëpër lagjet e vjetra Tokios dhe derdhet në gjirin e Tokios.

/th. m. portali “durreslajm.com/