20gusht 2015 – Përballë situatës së rëndë që po kalon Greqia, kryeministri i saj, Aleksis Cipras dorëzohet pas 7 muajsh. Ai lajmëroi sot se do të japë dorëheqjen dhe aktualisht ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku shpjegon arsyet e këtij vendimi.
Sipas tij, marrëveshja e arritur më herët me BE-në kishte kushte që qeveria e drejtuar prej tij nuk i respekton dot. “Nuk presnim kaq shumë kundërshtime nga Bashkimi Europian”, tha Cipras.
Pak javë më parë ministri i Financave dha dorëheqjen. Pritet që tashmë Greqia të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/