16gusht 2015 – Nëse fiton zgjedhjet si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, supermiliarderi Donald Trump deklaron se do të urdhërojë largimin e të gjithë emigrantëve ilegalë. “Ne amerikanët duhet të mendojmë për vete, prandaj na vjen keq, emigrantët duhet të ikin”, u shpreh ai në një intervistë për mediat vendase.
Trump është në listën e kandidatëve që mund të përzgjidhen nga Partia Republikane për t’u vënë përballë kandidates demokrate, Hillari Klinton për postin e presidentit që do të pasojë Obamën. Presidenti aktual në vjeshtën e kaluar premtoi legalizimin e qëndrimit për gati 5 milionë emigrantë të paligjshëm, por Trump deklaron se do të rrëzojë vendimet e marrë për këtë çështje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/