Është kënaqësi si dhe një obligim të shkruash një artikull për një fëmijë që e adhuron kaq shumë Barcelonën. Këtë ekip të madhe e virtuoz në botë. Të panumërt janë admiruesit e saj në mbarë botën. Ata i përkasin çdo moshe apo çdo gjinie. Ndoshta e veçanta është te ky vogëlush 8-vjeçar.

Ai rrjedh nga një familje emigrantësh durrsakë që jetojnë në Itali. Aty ka lindur dhe Samueli ivogël. Personi për të cilin bëhet fjalë është një nxënës shumë i mirë në një shkollë të Bergamos. Padyshim futbolli është një hobi për të. Duke u aktivizuar në ekipet e moshave, ai dëshiron të bëhet si lojtarët që ka si idhuj të Barçës. Si Messi me shokë. Në Shqipëri, shumë sportdashës për arsye ekonomike, janë të detyruar t’i ndjekin ndeshjet nga sallat e llotove sportive. Sepse nuk kanë paketa dixhitale. Atje shkojnë bashkë me fëmijët apo nipërit e tyre.

Njëri nga këta është dhe Reshati. Njohja me të ishte një rastësi kur po stërviste nipin e tij në një fushë të improvizuar. Ajo që binte në sy ishte goditja e fortë dhe e saktë e topit nga Samueli. Si për rastësi u takuam prapë me Reshatin e nipin e tij në muajin korrik, por jo në atë fushë. Por në sallën e llotove sportive. Ata kishin ardhur të ndiqnin takimin midis Mladostit dhe Skënderbeut, për eliminatorët e Champions. Reshati e adhuron futbollin e bukur e në veçanti Barcelonën me virtuozitetin e saj.

Atë mbrëmje bashkë me nipin e tij po prisnin të shikonin takimin e superkupës së Europës, Barcelona-Sevilja. Pori shin informuar gabim për atë takim sepse nuk zhvillohej atë natë. Në ato caste sapo filloi takimi Fiorentina-Barcelona e cila zhvillohej në Firence. U habitën, por edhe më tepër kur nuk ishin prezentë Messi e disa lojtarë titullarë të Barçës. Ishte këmbëngulja e Samuelit që të qëndronin dhe të shihnin në atë orë të vonë të natës. Golat që pësoi Barcelona në minutat e para të takimit me Fiorentinën e pezmatuan shumë Samuelin e vogël. Ai po e vuante shpirtërisht. Humbja e dy rasteve për gol të Raketicit e bënë Samuelin të lëvizte pa vetëdije këmbën e djathtë. Sikur donte të tregonte se dhe ai ishte i gatshëm për ta ndihmuar ekipiun e tij të zemrës për të shënuar. Minutat kalonin e po afrohe fundi i ndeshjes, ai po e ndjente humbjen. U lehtësua pak nga emocionet kur Luis Suarez shënoi një gol. Në ato moment Samueli shpërtheu me brohoritje të madhe duke bërë jehonë në atë sallë të llotos së mbushur me adhurues të futbollit e lojtarë bastes që ndiqnin llotot nga ekranet e televizioneve.

Rastet e humbura për Barçën në atë ndeshje ishin të shumta. Ato ia shtonin edhe më shumë emocionet si dhe pezmatimin Samuelit të vogël. Por ai ishte i bindur se Barcelona, ekipi i tij i zemrës nuk mundet kurrë. Barça është një ikonë për këtë fëmijë që e do kaq shumë. Kur takimii përfundoi në favor të Fiorentinës, ai nuk po e besonte dot dhe i tgha gjyshit të tij: “O gjysh, si ka mundësi që Fiorentina të mundë Barcelonën, ky ekip koti?! A do ta humbasë Barcelona titullin kampion bote?”

Në ato çaste në sytë e Samuelit të vogël filluan të rrjedhin lot dëshpërimi. Gjyshi i tij e përkëdheli me dashuri dhe për ta qetësuar i tha: “Barcelona është kampione e botës. Kjo ishte veç një ndeshje miqësore, prandaj ti mos u mërzit”.

Këto fjalë e qetësuan Samuelin, më pas të dy u larguan nga salla e llotove. Në ato moment po afrohej mesi i natës. Por ato do të vinin sërsih, për të ndjekur superkupën e Europës, të cilën po e prisnin me padurim.

Shkroi: Agim Staka

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/