11 gusht 2015 – Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar nga Durrësi, i cili është kapur në flagrancë me drogë, armë dhe municione luftarake.
Arrestimi i Muhamed Bibit, i cili merrej me shitjen e heroinës dhe lëndës narkotike kanabis sativa, u bë i mundur pas një hetimi 2-mujor nga ana e specialistëve për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se gjatë një kontrolli të kryer në lagjen nr.8 në Durrës, gjetën:
• 600 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa;
• 1 armë zjarri automatik model 56;
• 1 krehër automatiku;
• 42 fishekë luftarakë model 56;
• 16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm;
• 1.5 gramë e dyshuar si lëndë narkotike heroine;
• 2 telefona celularë.
Të gjitha materialet e mësipërme u sekuestruan, ndërsa çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Muhamed Bibi do të dalë përpara drejtësisë i akuzuar për dy vepra penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





