10 gusht 2015 – Zona turistike e Shkëmbit të Kavajës këtë verë është shumë më e pastër se sa vitin e kaluar, pohojnë pushuesit e shumtë që po frekuentojnë këto ditë plazhet në jug të qytetit të Durrësit.

Pas realizimit të investimeve që disiplinojnë sistemin e kanalizimit të ujrave të zeza, edhe punonjësit e hoteleve kujdesen më shumë për pastërtinë e plazheve pranë tyre.

Megjithatë nuk mungojnë rastet, si ky në foto, ku në shumë pak metra gjen kosha të rregullt mbeturinash dhe grumbuj plehrash të hedhura në rërë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/