10 gusht 2015 – Të lëvizësh me makinë në këtë të nxehtë dhe në këtë supertrafik është një sakrificë më vete.
Gjatë këtyre ditëve ‘përvëluese’ të gushtit, Durrësi po përballet me një trafik tejet të rënduar, dhe situata është e njëjtë thuajse në të gjitha akset rrugore brenda qytetit. Eshtë një situatë jo e panjohur për qytetarët durrsakë, për shkak se përsëritet çdo vit në këtë periudhë kur numri i automjeteve në qarkullim është mjaft i lartë.
Situata rëndohet akoma më tepër sidomos në kryqëzime ku kaosi është ulur “këmbëkryq”, kjo dhe për shkak të mosfunksionimit të semaforëve. Pavarësisht punës mjaft të mirë të efektivëve të policisë rrugore, sërish kaosi në trafik është i pashmangshëm, i diktuar nga një superqarkullim mjetesh, i pazakontë për një qytet si Durrësi.
/M.F. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





