8 gusht 2015 – Një tjetër djalë i ri me ngjyrë është ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga policia.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Teksas dhe nga hetimet paraprake thuhet se agjenti Brad Miller ka përdorur forcë të tepruar ndaj viktimës i cili ishte i paarmatosur.

Dyshohet se 19-vjeçari, Christian Taylor, po kryente një vjedhje dhe është pikasur nga polici që i ka kërkuar atij të dorëzohet, por i riu ka refuzuar të dorëzohet duke u zënë me agjentin.
pasi hezitoi të dorëzohej, polici hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend. Agjenti është pezulluar nga detyra dhe po hetohet në gjendje të lirë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/