8 gusht 2015 – Një mjek në Las Vegas (SHBA), drogonte pacientet e tij dhe më pas i përdhunonte.
Binh “Ben” Minh Chung, 41 vjeç, fillimisht u arrestua para nëntë vitesh për ngacmim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Për këtë rast ai vuajti një dënim fare minimal, vetëm 100 orë shërbim në komunitet.
Tashmë doktori ka rënë sërish në grackë. Ai u zbulua nga e shoqja në sajë të një materiali pedopor-nografik, ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me pacientet e tij, të cilat ishin tërësisht jo të vetëdijshme.
Pak kohë më vonë, një adoleshente e cila kurohej te doktori tha se ai e kishte droguar në studion e tij dhe kishte përfituar prej saj. Madje, dhe nëna e të resë denoncoi në polici se ishte përdhunuar nga mjeku.
Siç raportojnë mediet e huaja, gjatë hetimeve u zbulua se ai kishte abuzuar me 12 femra.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/