· Kafshës i premtohet strehim falas, ushqim i pakufizuar dhe t’ia këpusë gjumit kur t’i teket

7 gusht 2015–  Kapiteni i tragetit estonez “Katharina” po kërkon një maçok në ekuipazhin e tij.

Në sajtin estonez të njoftimeve për vende pune të lira “CV-Online” është postuar një reklamë për maçok anijeje. Kandidati duhet të plotësojë këto kushte: duhet të dijë të notojë, të ketë shikim dhe dëgjim të mirë, si edhe jetë i pavarur, vendimtar dhe energjik. Kafshës i premtohet strehim falas, ushqim i pakufizuar dhe mundësi për të fjetur kur t’i teket. Dhe për punë me ndërgjegje kapiteni i premton maçokut se do ta lejojë të flejë në shtratin e tij.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/