7 gusht 2015 – 19 vajza që refuzuan të kryenin marrëdhënie sekusale me luftëtarët e ISIS-it e pësuan me jetën e tyre pikërisht për këtë arsye.
Lajmi konfirmohet nga një zyrtar kurd, sipas të cilit vajzat ishin mbajtur peng në fortesën e shtetit islamik në Mosul, Irak, që u mor nga grupi terrorist qershorin e shkuar.
Një hetim i OKB-së lidhur me tregtinë e seksit nga ana terroristëve të ISIS-it, ka treguar se vajzat shiten si fuçi nafte dhe një prej tyre mund të blihet njëherësh edhe nga 6 burra të ndryshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/