Horoskopi, 7 gusht 2015
Dashi
Dita e sotme do të jetë mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione për ata që janë çift. Do të lini pas te shkuarën e trazuar dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do të tregohen të arsyeshëm dhe nuk do të hedhin hapa të rëndësishëm. Në planin financiar do të keni më shumë fat se kurrë më parë dhe situata do fillojë të përmirësohet.
Demi
Tensionet në çift do të ulen, ka ardhur koha të flisni më hapur dhe të zgjidhni mosmarrëveshjet e hershme. Për ju që jeni beqarë dita e sotme do të jetë konfuze, do t’ju pëlqejnë shumë persona njëherësh. Ana financiare është e qëndrueshme.
Binjakët
Sot është dita juaj me fat. Do të keni një harmoni të përkryer sot me partnerin, ndaj bëni mirë të uleni dhe te diskutoni dhe planifikoni të ardhmen. Beqarët do të jenë më të hapur drejt ftesave që do t’ju bëhen dhe mund të fillojnë shpejt edhe lidhje afatgjata. Pas problemeve që keni pasur në financat tuaja, tashmë keni mësuar ti bëni mirë llogaritë.
Gaforrja
Kjo nuk është dita juaj më e mirë. Kjo do të reflektohet edhe tek ata që janë çift, pasi do të ndajnë ide të ndryshme me njëri -tjetrin duke sjellë edhe debate. Por nuk ndodh kështu tek ata që janë vetëm. Po të jeni të vëmendshme do të kuptoni se kjo është ditë me fat. Në lidhje me financat, duhet të punoni fort për të arritur atë që doni.
Luani
Ditë me fat kjo e sotmja për ju të shenjës së Luanit. Qetësia dhe harmonia do mbizotërojë çdo moment sot në lidhjen tuaj. Për ata që janë vetëm dita e sotme do të jete e ngarkuar me punë ndaj nuk do të keni kohë ti kushtoheni vetes. Përsa i përket financave, ju keni treguar se nuk jeni shumë specialist ndaj dëgjojeni mendimin e ndonjë eksperti.
Virgjëresha
Kënaqësitë do jene te mëdha sot për ju qe jeni në një lidhje. Më në fund do të ndiheni të dashuruar dhe çdo moment do të jetë i veçantë. Për personat që nuk janë në një lidhje, ju rekomandohet të dilni nga shtëpia, mbrëmja mund t’ju ofrojë surpriza të bukura.
Peshorja
Partneri do t’jua plotësojë të gjitha dëshirat sot, ndaj do të ndiheni si në qiellin e shtatë. Mbrëmja do të jetë akoma edhe më pasionante. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe nuk do të ndalen derisa ta bëjnë për vete atë. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do mund te kryeni edhe disa shpenzime me rëndësi.
Akrepi
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do të jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Do të keni gjithë kohës dyshime dhe nuk do të ndiheni të qetë. Ju që jeni vetëm jeni idealiste dhe kërkoni persona perfektë, të cilët në botën që jetojmë janë me kokrra. Falë punës juaj të ardhurat do të jenë në rritje.
Shigjetari
Nuk duhet te nxitoheni për asgjë sot. Ju që jeni në një lidhje situata mund t'ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Mendoni edhe për te ardhmen dhe kujdes me fjalët që do të thoni. Ata që janë vetëm nuk dinë se çfarë duan çfarë te bëjnë, ndaj stepen për gjithçka. Tregoni kujdes dhe analizoni situatat.
Bricjapi
Keni kohë që jeni në një lidhje me partnerin aktual? Sot do filloni seriozisht të bëni plane afatgjata në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen. Do bini dakord për gjithçka. Në planin financiar nuk duhet të tregoheni të paarsyeshëm, sepse situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit.
Ujori
Do ndiheni të kënaqur sot në krah të partnerit tuaj dhe do të bëni mjaft çmenduri të bukura. Kjo do t’ju bëjë mirë dhe do t’ju shkarkojë të gjitha energjitë negative. Kush është vetëm do të tregohet i kujdesshëm në hapat që do të hedhë, dhe këtë e bëni për të mbrojtur veten nga vuajtjet.
Peshqit
Jeta juaj në çift jo në çdo moment do të jetë e bukur ashtu siç ju e keni dashur. Lidhja ka edhe të tatëpjeta edhe të përpjeta, mjafton të dini të bëni zgjedhjet e duhura. Por ndryshe nga dashuria ku shfaqen disa probleme, financat janë krejt ndryshe, të konsoliduara dhe në rritje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/