4 gusht 2015 – Policia e Anglisë është duke hetuar për një rast abuzimi seksual, që në rast se rezulton i vërtetë, përbën një skandal. Kjo, pasi bëhet fjalë për ish-kryeministrin britanik, Edward Heath, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.
Mediat britanike shkruajnë që viktima aktualisht është 65 vjeç, por emri i tij nuk mund të bëhet i ditur për arsye ligjore. Ai pretendon se është dhunuar seksualisht nga Sir Edward në apartamentin e tij në Mayfair në vitin 1961, ndërsa i kishte kërkuar që ta çonte me makinë diku.
Personi që akuzon ish-kryeministrin, është shprehur se deri në vitin 1965 nuk e dinte se kush ishte abuzuesi i tij, por më pas e ka njohur atë në një foto të një gazete në të cilën, Sir Edward qëndronte pranë Margaret Thatcher.
“Unë mësova se ai ishte deputet dhe kjo i jepte përgjigje shumë pyetjeve se pse askush nuk do të më besonte. Më quajtën gënjeshtar”, ka thënë viktima gjatë deklaratve për ekipin ligjor.
Sir Edward Heath ka qenë kryeministër për 4 vjet (1970-1974).
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/