2 gusht 2015 – Një 92-vjeçare e deklaruar e vdekur, zgjohet në morgun e spitalit dhe nis të ulërasë me të madhe.
Ngjarja daton në fund të marsit, kur gruaja është gjetur pa ndjenja nga punonjësit e azilit të pleqve, në të cilin ajo jetonte. E moshuara është dërguar më pas në spital pa puls dhe mjeku e shpalli të vdekur.
Kur arritën punonjësit e funeralit në morg, gruaja u zgjua papritmas dhe nisi të qajë. Dy ditë më vonë, siç raportohet në New York Post , e moshuara vdiq nga një atak në zemër dhe këtë herë vdekja u konfirmua përfundimisht.
Për këtë çështje kanë nisur hetimet ndaj mjekut të spitalit në Gjermani. 53-vjeçari akuzohet për neglizhencë e për pasojë mund të përballet me një gjobë ose dënim me burg.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/