2 gusht 2015 – Temperaturat në vendin tonë kanë shkuar në 40 gradë celcius dhe të gjithë ankohen prej këtyre ditëve tepër të nxehta. Por, a e imagjinoni dot të ishit në një vend ku termometri të shënojë afërsisht 70 gradë?

Kjo është regjistruar në një qytet të Iranit, në Bandar Mahshahr, ku termometri shënon rekord, temperatura 67.8 gradë celsius.

Temperatura e ajrit ishte 42.8 gradë celsius dhe për shkak të lagështirës ai ka kapur temperaturën rekord. Qyteti që vuan nga i nxehti përvëlues ka një popullsi prej 110 mijë banorësh.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/