Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak ku janë përplasur 2 motora.

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar banues në Vorë. 21-vjeçari me iniciale S.P. ka drejtuar motorin tip “Suzuki” pa lejen e drejtimit.

Nga aksidenti mbeti i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit tjetër, shtetasit I.XH. dhe E.K.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 21 vjeç, banues në Vorë, pasi në Shijak, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki” është përplasur me një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin I. Xh., 68 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i motorit, shtetasi I. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi E. K., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.