30 korrik 2015 – Nina Mulhall është nëna e katër fëmijëve dhe gjatë 3 shtatzënive të para është kthyer në formën e duhur në një kohë të shkurtër. Por, herën e fundit diçka nuk po shkonte mirë. Barku i saj vazhdonte të qëndronte i fryrë.

Ajo është prekur nga një efekt i rrallë çezarian dhe mund të ndodhë që pas operacionit, trupi të vazhdojë të ruajë lëngjet, duke bërë që ajo të duket sërish shtatzënë.

Nina vesh rroba të gjera, ka dhimbje shpine dhe mban me vete të gjithë peshën e një shtatzënie që në fakt nuk ekziston.

Mjekët po e studiojnë rastin e saj, për të kërkuar dhe zgjidhjen e problemit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/