Një aksident ka ndodhur pak më parë në Durrës.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.11 të qytetit, ku një mjet “Benz C Class” me targa AA 665 VB ka përfunduar brenda një rostiçerie.

Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se nga pakujdesia, drejtuesja e makinës fillimisht është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas është futur në brendësi të subjektit.

Përplasja ka qenë e lehtë dhe për pasojë nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Siç duket edhe në foto, forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.