27 korrik 2015 – Të paktën 20 persona janë vrarë në një shkëmbim zjarri që u regjistrua gjatë zhvillimit të një dasme në provincën e Baglanit, në veri të Afganistanit.
Shumica e viktimave raportohet të jenë mysafirë të dasmës, të cilët variojnë nga mosha 14 deri në 60 vjeç.
Mediat e huaja shkruajnë se rreth 400 persona ishin mbledhur për të marrë pjesë në dasmë, ku po martohej djali i një mullahu. Mes tyre ndodheshin edhe dy grupe që prej kohësh jetonin në armiqësi. Më pas nisi sulmi me armë duke e shndërruar dasmën në një masakër.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/