27 korrik 2015 – Bobbi Kristina Brown, vajza e vetme e Whitney Houston dhe Bobby Brown ka ndërruar jetë ditën e diel në moshën 22-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga Kristen Foster, një e afërme e familjes, e cila tha:
“Bobbi Kristina e kaloi të dielën e rrethuar nga familja e saj. Tani ajo më në fund është e qetë në krahët e Zotit. Dëshirojmë të falënderojmë çdo person për dashurinë e jashtëzakonshme dhe përkrahjen që na ka dhënë gjatë këtyre muajve të fundit”.
Brown u gjet më 31 janar të këtij viti pa ndjenja në vaskë, një situatë e ngjashme me atë të vdekjes së nënës së saj, divës Whitney Houston, e cila vdiq në 2012-n. Që prej asaj kohe, Bobbi Kristina ishte në komë.
“Në janar, Brown e gjetëm përmbys me fytyrë poshtë në një vaskë në periferi të Atlantës, në shtëpinë që e ndante me personin që e quante bashkëshort, Nick Gordon”, ka thënë një polic duke e përshkruar incidentin si një “mbytje”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





