27 korrik 2015 – Horoskopi, 27 korrik 2015
Dashi
Do keni dëshira te shumta gjate kësaj dite dhe partneri nuk do mund t'ua realizoje dot te gjitha. Mundohuni te kënaqeni edhe me aq pak sepse ne te kundërt do e mërzitni atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do realizojnë takimet e ëndërruara dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Ne planin financiar yjet di ndihmojnë negativisht dhe gjendja do vazhdoje te mbetet delikate.
Demi
Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë te dashurit te zemrës keni për t'u ndier mire dhe me te dashuruar se me pare. Beqaret do realizojnë plot takime, por jo te gjitha do përfundojnë me lidhje afatgjata. Çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Ne planin financiar do bëni mira ta shtrëngoni paksa rripin nëse nuk doni te keni vështirësi pa fund.
Binjakët
Jetesa ne çift do ketë përmirësime te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe do arrini t'i shprehni akoma me shume ndjenjat. Beqaret do i shtojnë njohjet e reja dhe ndonjë prej tyre mund t'i beje ta shohin ndryshe te ardhmen. Gjendja e financave nuk do ketë aspak probleme kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.
Gaforrja
Ju qe jeni ne një lidhje do korrni ato qe keni mbjelle sot. Nëse e keni gënjyer partnerin ne çdo moment bëhuni gati për furtuna te fuqishme. Beqaret ka mundësi t'i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen dhe do mbeten serish te vetmuar. Buxhetin do dini mire si ta menaxhoni dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk do jete e mundur.
Luani
Do i merrni gjerat shtruar sot ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asnjë çmenduri ne jetën ne çift. Ne çdo moment keni për t'u ndier mire dhe te bekuar nga yjet. Beqaret do realizojnë disa takime, por do kenë frike te hedhin hapa me tej. Po pritet gjate nuk keni për ta ndryshuar kurrë me statusin. Gjendja e financave nuk do jete e mire megjithatë shmangni marrjen e huave.
Virgjëresha
Jeta juaj ne çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni sot. Po u treguat kokëfortë dhe po nuk toleruar nga pak do keni probleme serioze. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Duhet ende te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar gjendja do ketë ndryshime pozitive për shkak te një shpërblimi qe do merrni nga puna.
Peshorja
Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni gjithashtu do jete me i zjarrte dhe kënaqësitë me te mëdha. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimet e menduara dhe do ndihen me entuziaste për te ardhmen. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mire sate shpenzoni qe te mos keni probleme.
Akrepi
Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me te duruar dhe te pranoni te hapni rruge ndonjëherë. Beqaret do ndihen aq mire ashtu si janë saqë nuk do duan te dalin fare nga frika se mos i joshe dikush dhe mund te ndryshojnë status. Sektori i financave do jete me i dobët se kurrë me pare. Nuk do mundeni dot te blini gjerat me jetike te ditës.
Shigjetari
Me shume sesa kurrë me pare do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice ne mënyrë qe jeta ne çift te jete e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin me e ngrohte. Do ja arrini qëllimit. Beqaret do realizojnë disa takime, mirëpo nuk do ndihen gati për te ndryshuar menjëherë status. Gjendja e buxhetit do jete e favorshme dhe do arrini te kryeni edhe disa transaksione.
Bricjapi
Mos u tregoni te paduruar me partnerin gjate gjithë kësaj dite sepse përndryshe mund te bëni gabime te pafalshme. Ai nga ana e tij po mundohet t'iu përgatisë surpriza te mëdha. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante e cila do i lere pa fryme. Gjendja e financave do lere shume për te dëshiruar. Nga ana tjetër do ju kërkohet te shlyeni dhe borxhet qe keni marre.
Ujori
Saturni do jete planeti qe do ju qëndrojnë gjithë kohës pranë sot dhe do ju nxite t'i shtoni dozat e fantazisë ne çift. Marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Beqaret nuk do ju besojnë shume dashurive me shikim te pare dhe do kenë frike te hedhin çdo hap. Ne planin financiar do jeni tejet te shqetësuar sepse asgjë nuk po ju ec si duhet.
Peshqit
Do jeni gjate gjithë kohës ne humor sot dhe do jeni gati për çdo lloj çmendurie pranë atij qe dashuroni. Edhe ai nga ana e tij do mendoje t'ua beje çdo moment sa me fantastik. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo te pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë me pak kursim do ja dilni mbanë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/