23korrik 2015 – Sot pasdite është plagosur pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi-Komandat Shqiponja me dy shokë të tij, njoftojnë për “Lajm” dëshmitarë okularë. Sipas informatave të para (ende të pasigurta), komandant Shqiponja ka ndërruar jetë rrugës për në spital
Sipas informatave të para, ata janë plagosur nga përkrahës të Bajram Limanit.
Në këtë aksident lëndime më të rënda në zemër ka marrë ish ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën.
Ai është transferuar në qendrën klinike në Shkup. Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të UHST-së në Kumanovë, ku Rexhepi ëhstë dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur e zgjedhjen e kryetarit.
Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë. /ZHURNAL.mk/