18 korrik 2015 – “El Mekferson vazhdon të sfidojë moshën, të tronditë me bikini për adoleshente në moshën 51 vjeç dhe duke e bërë të duket e mahnitshme”, ky është titulli i një lajmi në “US Magazine”. Supermodelja El Mekferson (Elle Macpherson), 183 cm e gjatë, mbushi 51 vjeç këtë vit, por ajo ende vazhdon të robërojë me pamjen dhe të shkaktojë adhurim me figurën e saj. El Mekferson-i tani po pushon me familjen në St. Tropez të Francës, ku e ndjekin nga afër paparacët. Më 17 korrik 2015 modelja sërish shkaktoi admirim me figurën e skalitur në bikini elegante, duke lënë përshtypje me trupin gjatë pushimit në jaht. El Mekferson-i ka folur jo pak herë se si kujdeset për trupin, me çfarë sporti merret dhe se si përpiqet të qëndrojë përjetësisht e re dhe e bukur.
“Për një vit e gjysmë kam qenë vegjeteriane. Refuzoja djathin dhe vezët. Por e kuptova se sa shumë dua të ha për të rezistuar!” Por si ushqim shpirtëror El-i parapëlqen meditimin. “Çdo mëngjes – ose pothuajse – unë i kushtoj gjysmë ore meditimit, që ma mësoi një guru nga Australia. Ulem në mënyrë të tillë që shputat e këmbëve të shtrihen në dyshime, qëndroj në heshtje, symbyllur, duke krijuar zbrazëti brenda vetes. Pikërisht kjo më jep forcë para një dite të gjatë që më pret”.
Sigurisht, për të mbajtur titullin “Trupi / The Body” (që e ka marrë në vitin 1989 nga “Time Magazine” posi doli në kopertinë) me një dietë dhe meditim nuk është e mjaftueshme. Për këmbët madhështore dhe supet krenare australiania i detyrohet sportit. “Në verë notoj shumë, merrem me tenis, hipizëm, sërf. Kur jam në shtëpi, në Londër, përpiqem që një-dy herë në javë të vrapoj në mëngjes. Adhuroj “pilates”-in (fitness fizik) dhe Bikram-yoga-n”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/