· Mes sponsorëve për kandidaten presidenciale: DiCaprio, Beyonce, Streisand, Richard Gere
18 korrik 2015 – Hollivudi e do Hillari Kintonin (Hillary Clinton). Gjatë fushatës parazgjedhore Hillari mundi të mbledhë, në mbështetje të saj, mbi 47.5 milionë dollarë, shkruan “Hollywood Reporter”, duke cituar dokumente zyrtare.
Synimin për të kandiduar për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillari Klintoni e bëri të ditur në prill, pasi mori pjesë në Los Anxheles në dy veprimtari për mbledhjen e fondeve midis yjeve të Hollivudit, gjatë së cilës mundi të grumbullojë 4 milionë dollarë.
Midis yjeve të cilët kanë investuar në fushatën Klinton janë Barbra Strejzand (Streisand), Mexhik Xhonson (Magic Johnson), Tobi Meguajwr (Tobey Maguire), Stiven Spilberg (Stephen Spielberg), Bejonse (Beyonce), Leonardo DiKaprio (DiCaprio), Ben Aflek (Affleck), Riz Uidhërspun (Reese Witherspoon), Dakota Fanning, Brajan Krenston (Bryan Cranston), Riçard Gir (Richard Gere), Hloja Grejs Morec (Chloe Grace Moretz), etj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/