Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.
Viktimë ka mbetur shtetasi Delor Latifllari, 32 vjeç që drejtonte mjetin tip “Ford” i cili u përplas me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi Enea Yzellari, 27 vjeç. Policia bën me dije se 27-vjeçari është arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.





