17 korrik 2015 – Do të donin të lidhnin marrëveshje preferenciale me Unionin Ekonomik Euroaziatik (UEEA), në veçanti, vende të tilla si Zimbabve, Jordania, Siria, Mongolia dhe Shqipëria, njofton më 17 korrik 2015, agjencia ruse e lajmeve “Interfax”. Madje përmendet se në këtë Union janë paraqitur gjithsej 30 aplikime.
UEEA është një bashkim ekonomik i shteteve kryesisht në Euroazinë veriore. Më 29 maj 2014 nga udhëheqësit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë u nënshkrua një traktat për krijimin e tij dhe hyri në fuqi më 1 janar 2015. Në të më vonë kanë hyrë dhe Armenia dhe Kazakistani.
Ky organizim i dirigjuar nga Moska synon kundërvënien ndaj Bashkimit Evropian, ku aspiron të bëhet anëtare dhe Shqipëria. Ndaj tingëllon i çuditshëm njoftimi rus se Tirana zyrtare kërkon të lidhë marrëveshje të kombit të favorizuar me Unionin Ekonomik Euroaziatik. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se “Interfax”-i i referohej një burimi të brendshëm të UEEA-së pa e identifikuar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/