17 korrik 2015 – Renato Brunetta , ish-ministri italian i Administratës dhe Inovacionit në qeverinë e Silvio Berluskonit, është protagonist i një shakaje të hidhur që po qarkullon në mbarë mediat italiane dhe jo vetëm.
Gjatë një takimi me administratorë lokalë Brunetta i është drejtuar eurodeputetes Elissabeta Gardini, duke e pyetur se “kur do ta vrisni Merkelin”. Në bisedën e tyre jashtë vëmendjes së kamerave, Gardini e pyet Brunettën nëse vërtet donte ta vriste dhe ai ka aprovuar me kokë.
“Ne nuk do ta vrasim Merkelin”, përgjigjet Gardini duke qeshur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/