17korrik 2015 – Shteti është shtet dhe të arreston dhe të zhveshur. Një punonjës policie në Arizona hyn në shtëpinë e një gruaje pasi kishte marrë informacion se kishte një sherr në banesën e saj. Por, në fakt, e zonja e shtëpisë, ishte në dush. Ajo është tronditur kur ka parë policët në shtëpinë e saj.

“Nuk më intereson se është shtëpia juaj. Duhet t’ju arrestoj”, thotë polici.

Ky moment është regjistruar nga vajza e të arrestuarës, e cila dallohet që tenton me zor të mbajë peshqirin a banjës për t’u mbuluar.

Gruaja më pas e ka denoncuar rastin, çka solli dhe lirimin nga detyra të punonjësit të policisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/