15 korrik 2015 – Në shëtitoren “Taulantia” nuk do të mungojë edhe këtë vit grupi i superlodrave të njohura me emrin “Luna park”.

Një grup kamionësh kanë mbërritur ditët e fundit nga Italia, ndërsa në të dy krahët e shëtitores ka nisur instalimi i lodrave të mëdha.

Siç ka ndodhur rregullisht në sezonet e fundit verore, lodrat e shumëllojshme për fëmijë dhe të rinj dhe shitësit ambulantë kanë gjetur një mundësi më shumë për të ushtruar biznesin e tyre, ndonëse lëvizja e kalimtarëve dhe pushuesve kufizohet ndjeshëm nga këto veprimtari.

Shumë prej bizneseve po kërkojnë zgjidhje edhe për furnizimin me energji elektrike të “Luna parkut”dhe subjekteve të tjera tregtare.

Shëtitorja bregdetare ka marrë formën që ka sot në vitin 2005, ndërsa vitet e fundit dy investime të tjera kanë mundësuar zgjatimin e saj deri në vendin e njohur si ‘Bërryli’.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/