Për 207 mijë euro borxh të vitit 2009, në ankandin e parë shiten 318 400 euro apartamente, garazhe, lokal, truall
DURRËS, 13 korrik 2015 – Një shoqëri përmbarimore private ka njoftuar nxjerrjen në ankand, më 23 korrik 2015, në Tiranë, të 9 pasurive të paluajtshme në Plazhin e Durrësit. Bëhet fjalë për 5 apartamente, 2 garazhe, 1 njësi, 1 truall. Janë prona të paluajtshme të shoqërisë së ndërtimit “Ejstel” shpk, hipotekuar në favor të BBSH-së / UBA-s (Banka e Bashkuar e Shqipërisë / United Bank of Albania), ku aksionari kryesor është “Islamic Development Bank” e Arabisë Saudite me 86,69 për qind të paketës. Më 5 nëntor 2009 firma ka marrë një kredi prej 29 milionë lekë (207 mijë euro me kursin aktual), të cilën nuk e ka shlyer. Ka urdhër ekzekutim vendimi të 23 janarit 2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/