Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të mbetet aktive prej disa ditësh. Sipas informacioneve paraprake, prej 4 ditësh luftë me flakët, janë djegur një sipërfaqe prej 300 hektarë pyje me bredha dhe kullota.
Në terren janë angazhuar mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencat civile, punonjës të zjarrfikëses dhe rreth 40 ushtarë të cilët po luftojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Njëkohësisht, mësohet se zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, Livadhet e Stafës, majën e Runjës dhe po del në Lanë Lurë.
Në ndihmë për 3 ditë me radhe kanë qënë 2 avionë dhe 2 helikopterë, të cilët nuk kanë mundur t’i izolojnë dhe shuajnë flakët.





