10 korrik 2015 – Një bashkëshorte 28-vjeçare që ka vrarë burrin e saj në jug të Turqisë, i ka thënë policisë së ‘nuk është penduar’ për këtë pasi ai e kishte detyruar të prostituohej.

“A duhet që gjithmonë të vdesin femrat? T’i lëmë disa meshkuj të vdesin. E vrava atë për nderin tim”, citojnë mediet turke, t’i ketë thënë policisë Çilem Dogan.

Burri i saj 33-vjeçar Hasan Karabulut u gjet i pajetë me gjashtë plumba në trup.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/