9korrik 2015 – Nuk kishte ndodhur më parë që gati 5000 adoleshentë të zaptojnë bregdetin në Ejrshajër të Skocisë, duke u harbuar mes alkoolit, drogës dhe seksit të shfrenuar. Policia skoceze u njoftua nga familjarë që ishin duke marrë rreze dielli për këtë mësymje që bënë buzë detit adoleshentët e ardhur nga zona të ndryshme. Dëshmitarët kanë treguar për policinë se vajza e djem kanë kryer veprime nga më të ndryshmet, duke vënë në panik plazhistët e tjerë. Forca të shumta policie shkuan në vend, duke shpërndarë grupet. Një pjesë e mirë e tyre janë vënë në ndjekje penale për shpërndarje droge, përdorim pijesh alkoolike dhe kundërshtim të policisë. Në disa raste u desh dhe ndërhyrja mjekësore.