6 korrik 2015 – Disa ditë më parë nisi të qarkullonte lajmi se këngëtarja me famë botërore Anastasia, do të vinte në Tiranë në gusht dhe do të mbante një koncert madhështor.

Këtë fakt e ka zyrtarizuar sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili në faqen e tij në ‘Twitter’ shkruan se më 25 gusht në Tiranë do të mbahet një koncert fantastik kushtuar grave dhe vajzave shqiptare, në betejën kundër çdo forme diskriminimi.

Këtij postimi i është bashkangjitur edhe një videomesazh i realizuar nga Anastasia, e cila përshëndet shqiptarët dhe kosovarët dhe pret të shihet me ta në Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/