2 korrik 2015 – Një burrë 65 vjeç që u shpall i pafajshëm pasi kaloi gati 30 vjet në pritje për t’u ekzekutuar, ndërroi jetë një vit pasi u lirua.
Glen Ford u dënua me vdekje me akuzën për një vrasje të shkallës së parë në vitin 1984 dhe u lirua vetëm në mars të 2014-s.
Ai ndërroi jetë ditën e hënë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara për shkak të sëmundjes së kancerit në mushkëri, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Ai ishte një njeri vërtet frymëzues edhe për persona me të cilët nuk kishte lidhje”, u shpreh avokati dhe miku i të ndjerit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/