2 korrik 2015 – Horoskopi, 2 korrik 2015
Dashi
Është sërish Marsi që vazhdon të jetë protagonist në shenjën tuaj, por sot falë tij mund të jeni të lirshëm dhe madje të vendosur për të hedhur një hap definitiv. Mirë shëndeti.
Demi
Qielli juaj pritet të jetë sërish pozitiv në aspektin e punës, prandaj dita e sotme do të ketë zhvillime interesante në këtë drejtim. Pozicioni aktuali i Afërditës siguron raporte të qëndrueshme me partnerin.
Binjakët
Sot do të jeni nën egidën e Uranit në një orbitë shumë të favorshme, i cili do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të përballuar intensitetin e një dite ku duhet të tregoheni shumë aktivë. Mirë edhe erosi.
Gaforrja
Një ditë e ngarkuar me shumë impenjime kërkon jo vetëm një përgatitje të mirë psiko-fizike, por edhe objektiva të qarta për të arritur, ndryshe do të bini në konfuzion e nuk do të konkludoni dot.
Luani
Kuadri yjor sot “flet “ për një ditë vërtet të vështirë, pasi dyshja Mars e Saturn sot mund të sjellim vetëm pështjellim. Megjithatë në planin sentimental keni një shans të mirë pas një njohjeje të re.
Virgjëresha
Sot të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë të preferuarit e yjeve, pasi duket se të do të kenë një mbështetje totale prej tyre. Por kujdes në raportet ndërpersonale. Mund të kriset një raport.
Peshorja
Kontrasti i Marsit dhe Uranit në shenjë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe te ju, prandaj sot do të jeni disi konfuzë dhe ndoshta edhe nervozë , prandaj bëni kujdes në diskutime me të tjerët.
Akrepi
Duhet të vazhdoni të ndiqni një objektiv tuajin, pasi keni akoma mundësi të mira për t’a arritur edhe pse mund t’ju duket e pamundur. Nuk do t’ju mungojë mbështetja e një miku të mirë.
Shigjetari
Duket një qiell vërtet i interesant, me kaq shumë planetë pozitivë mbi kokë, çka do të thotë se pritet një ditë mjaft e mirë për ju. Mundohuni të mos krijoni situata tensioni me partnerin.
Bricjapi
Edhe pse kuadri yjor parashikon një ditë përgjithësisht, nuk do të mungojnë momente në të cilat do t’ju duket se të gjithë janë kundër jush. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku tuaj.
Ujori
Do të jeni nën ndikimin e një Hëne mjaft aktive, e cila, veç të tjerave, do të stimulojë shumë edhe sensin tuaj të aventurës. Kujdes, sepse kjo mund të sjellë mosmarrëveshje me partnerin.
Peshqit
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë e mirë në përgjithësi, ndonëse nuk pritet ndonjë eveniment i rëndësishëm. Merkuri do t’ju mbështesë për të aritur një objektiv.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/