1 korrik 2015 – Është gjetur trupi i pajetë i një krijese misterioze në ishullin Sakhalin, në bregun lindor të Rusisë.

Gjitari detar, me përmasa dy herë më të mëdha se njeriu normal, ka një kafktë të stërgjatë dhe disa brinjë të ekspozuara.

Sipas mediave të huaja, banorët që gjetën krijesën e përshkruajnë atë si një lloj dinosauri, por me hundë të madhe, sqep si të një zogu dhe disa qime në fund të bishtit.

Disa thonë se krijesa ishte një lloj delfini që ka ardhur nga lumi Ganges i Indisë, por është shumë më i madh se sa një delfin mesatar lumenjsh.

“Duke e gjykuar nga pamja e kokës, është e qartë se është një delfin i madh. Ndërsa përsa i përket statistikave të lëkurës, është një specie e rrallë”, thotë Instituti Kërkimor Oqeanografik në Rusi.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/