30 qershor 2015 – Sa më miqësorë të tregoheni me kolegët e punës, aq më të lumtur do të jeni, por edhe puna do t’ju duket më e mirë.

Ja pesë mënyra të shpejta dhe të lehta që mund t’ju shërbejnë për t’u afruar edhe me shumë me kolegët.

Tregohuni të kujdesshëm
Nuk është nevoja që të bëni një bisedë 30-minutëshe ose t’u shkoni gjërave thellë, në mënyrë që ju të tregoheni të kujdesshëm. Mjafton një pyetje e tipit: “Si kalove mbrëmë në festë?” ose “Si kalove këtë fundjavë më familjen?”. Pyetje të tilla tregojnë kujdes, por edhe ju shfaqin si njeri të mirë.

Ftoni kolegun të drekojë me ju
E dimë, e dimë… ju nuk keni kohë të dilni për drekë, sepse keni shumë punë. Por, të gjithë kemi nevojë për pak pushim dhe një drekë të mirë. Përderisa ju keni vendosur të dilni për të ngrënë diçka, ju mund të ftoni dikë që t’ju bashkangjitet. Edhe nëse ai/ajo nuk ka kohë që të vijë me ju në të njëjtën kohë, do t’ju vlerësojë për ftesën.

Shpërndani një "link" argëtues
Kur ju gjeni ose shikoni diçka argëtuese në internet, asnjëherë nuk mendoheni dy herë për t’ia dërguar një shokut, prandaj herën tjetër, kur të shikoni diçka që është vërtetë për të qeshur, dërgojani edhe një kolegu tuaj, të cilin e vlerësoni shumë.

Merr një kafe më tepër
Kur jeni rrugës për në zyre pasi keni shkuar në mëngjes në punë, ose pas një pushimi të shkurtër, merr një kafe shtesë për një koleg tuajin. Janë të rralla rastet kur refuzohet kafeja në punë, ndërsa personi që merr kafenë, të jeni të sigurt, se do t’ju shikojë me një sy më pozitiv.

Jepini komplimente
Njëra nga ankesat më të shpeshta që njerëzit kanë për punën e tyre është se ata nuk ndjehen të vlerësuar. Të gjithë kanë qenë në situata të tilla, prandaj sfidojeni veten që ju të jepni komplimente rregullisht. E gjitha çfarë duhet të bëni është të shkruani një email: “Hej! Vetëm desha t’ju bëj të ditur se puna juaj e fundit ishte shumë e bukur. Mezi po pres të shoh punën tuaj të ardhshme”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/