28 qershor 2015 – Këto foto dhe video po bëjnë namin nëpër rrjete sociale dhe portale online. Me të drejtë në fakt, pasi është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Spikeret e lajmeve shfaqen duke dhënë lajmet me një xhaketë të hapur nga fillimi në fund, pa bluze dhe madje pa reçipeta.

Jashtë etikës dhe seriozitetit, ky është televizioni më i ri shqiptar, i quajtur “Zjarr”, ku prezantueset Eljona Pitarka dhe Enki së bashku me drejtuesit e televizionit kanë zgjedhur këtë mënyrë të padëgjuar më parë për të tërhequr audiencën.

Sipas asaj që shkruhet në kanalin e tyre në YouTube, ky televizion po përpiqet të thyejë tabutë në Shqipëri.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/