27 qershor 2015 – Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Gjergj Meta, emri i të cilit është i pranishëm jo rrallë nëpër media, ka shprehur publikisht një kuriozitet të tijin për Këshillin e ri Bashkiak të Durrësit.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Meta ka shprehur shqetësimin nëse në Këshillin Bashkiak është zgjedhur ndonjë "katunar", meqënëse tashmë Bashkia e Durrësit është zgjeruar, e cila pas reformës territoriale ka përfshirë dhe shumë rrethina dhe fshatra.

Ajo që do të dijë Meta, është fakti nëse ka ndonjë katunar në Këshillin Bashkiak, apo këtë do ta bëjnë qytetarët në emër të të gjithëve.

 

“Nji kuriozitet kisha un: a ka naj katunar Durrsi m'kshill bashkiak meqe Bashkia Durrsit osht zgjeru deri m'Kep t'Rodonit psh naj sukthjon, naj rrushkllar, naj monxak, hamallexhi, jubacak, bizak, etj etj…? Apo qytetart do t'i mbrojn interesat ene per vete ene per katunart?

Mund t'vazhdojm masanaj me Shkalle, armoth, shkafone, shen pjeter, drrac, qerret, shnaprene, katun i ti, fllak, kull….

P.S. Se bje llafi kush do t'ia mbroje interesat Bledian Kokes….”, shkruan Gjergj Meta.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/