26 qershor 2015 – Dy policë që po fluturonin mbi Kanada, kishin nisur një bisedë të detajuar në lidhje me seksin oral, pa e kuptuar se sistemi i adresës publike të helikopterit ishte i ndezur.

Ishte çifti Armstrong që i dëgjuan. Ata ishin ulur jashtë shtëpisë së tyre, kur rreth orës 21:30, Brandi dëgjoi diçka mbi tingujt e një zhurme helikash helikopteri. Ato ishin fjalë të pista të shkëmbyera në mes dy policëve, duke i kërkuar njëri-tjetrit seks oral.

E shokuar, Armstrong i deklaroi këto që kishte dëgjuar për CBC. Më pas, një breshëri komentesh vërshuan në rrjete sociale, në lidhje me këtë akt të turpshëm nga dy policët.

Ky ngacmim i pisët shumë shpejt u bë një rrëmujë serioze për gjithë shërbimin policor të Winnipeg-ut.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/