19 qershor 2015 – Kryeministri i vendit tonë Edi Rama, mbrëmjen e djeshme ka takuar rastësisht në një lokal disa të rinj demokratë. Pavarësisht se ndajnë bindje politike të ndryshme, ata kanë bërë selfie me kryeministrin dhe duken shumë të buzëqeshur, duke treguar në radhë të parë ndjenjën e qytetarisë.
Fotot i ka publikuar vetë Rama në faqen e tij në Facebook ku shkruan:
“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD:-) Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit!”
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






