Mëngjesin e kësaj të marte ka nisur procesi i vaksinimit edhe në qytetin e Durrësit.

Pak më parë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”, për të inspektuar nga afër fushatën e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”.

Ashtu si në Tiranë, edhe në Durrës është përzgjedhur një ambient sportiv, ku do të kryhet vaksinimi i stafeve mjekësore dhe të moshuarve.

Mbrëmjen e të hënës mbërritën 15,210 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer. Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj.