Shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesa e Partisë Republikane sa i përket kundërshtimit të vendimit të qeverisë për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore.
Prej vendosjes së këtij urdhri policia nuk ka kursyer të gjobisë edhe politikanë të cilët nuk kanë respektuar vendimin.
PR e cilëson vendimin të padrejtë pasi shkakton pabarazi në garën zgjedhore sidomos për partitë opozitare të cilat nuk mund të zhvillojnë takime dhe shpalosin programin e tyre me qytetarët për shkak të protokolleve anti-covid.





